RTV AHIRETI
Shëndetësi

Këto janë ushqimet që duhet të shmangni 4 orë para se të notoni

keto-jane-ushqimet-qe-duhet-te-shmangni-4-ore-para-se-te-notoni

Gjëja e parë që duhet të kemi parasysh është të zhyteni në det të paktën 3-4 orë pas një vakti. Ndër të tjera, ka disa ushqime që është më mirë t’i shmangim para se të notojmë.

Bishtajoret dhe sidomos fasulet dhe thjerrëzat, janë ushqime të pasura me fibra, të cilat janë të shkëlqyera për shëndetin e trupit, por jo kur bëhet fjalë për notin. Konsumimi i tyre mund të shkaktojë fryrje, ngërçe dhe parehati intensive në ujë, ndaj është mirë t’i shmangni në muajt e verës.

Ushqimet pikante mund të shkaktojnë shqetësime gastrointestinale, teksa nëse notoni në pozicion shtrirë, ka shumë mundësi për refluks. Fatkeqësisht, kafeja është një opsion me rrezikshmëri të lartë, pasi kafeina mund të na mbushë me energji.

Nuk ka rëndësi nëse është në kafe apo pije energjike, ajo mund të shkaktojë dehidratim, i cili përkeqësohet edhe më shumë nën diell dhe kripën e detit. Ndërkaq, një birrë ose një koktej veror mund të jetë ajo që ne kërkojmë në një ditë të nxehtë në det, megjithatë alkooli, edhe në sasi të vogla, mund të çojë gjithashtu në dehidrim.

Related posts

Niseni mëngjesin shëndetshëm me një lugë mjaltë

admin

Një natë gjumi që parashikon sëmundjet: AI zbulon rrezikun nga zemra te truri

Muhamet Ramadani

Molla jeshile apo ajo e kuqe: cila është më e shëndetshme?

Muhamet Ramadani