RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, qyteti Malatya brenda një minute tronditet nga dy tërmete 4.8 dhe 4.5 ballë

turqi,-qyteti-malatya-brenda-nje-minute-tronditet-nga-dy-termete-48-dhe-4.5-balle

Dy tërmete me magnitudë 4.8 ballë dhe 4.5 ballë u regjistruan sot në rajonin Yeşilyurt të Malatya-s në Turqi, raporton Anadolu.

Sipas informacionit në faqen e internetit të Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, thuhet se në orën 16:39 u regjistrua tërmeti 4.8 ballë, epiqendra e të cilit ishte në rajonin Yeşilyurt të Malatya-s.

Theksohet se tërmeti ishte në një thellësi prej 6.35 kilometra. Ndërsa në orën 16:40 në po të njëjtin vend u regjistrua një tërmet tjetër 4.5 ballë. Ky tërmet ishte në një thellësi prej 7 kilometrash.

Pas lëkundjes disa qytetarë në Malatya dolën në rrugë nga shtëpitë dhe bizneset e tyre. Ndërsa vazhdon pritja e qytetarëve në zona të hapura. Bëhet e ditur se tërmeti krahas qytetit Malatya, është ndier edhe në qytetet e tjera përreth si Adıyaman, Şanlıurfa, Gaziantep dhe Kahramanmaraş.

Guvernatori i qyteti Malatya, Hulusi Şahin në deklaratën për AA tha se i shprehin të shkuara popullatës së rajonit. “Nuk ka asgjë negative. Fatmirësisht, nuk bëhet fjalë për shembje të ndonjë ndërtese të lartë dhe as për hedhje nga lartësitë. Ka vetëm disa denoncime me ankesa ankthi për shkak të frikës. Aktualisht po vazhdojnë ende skanimet në zonë dhe deri më tani nuk kemi asgjë negative”, tha Şahin.

Related posts

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 297 e lu’ftës

Muhamet Ramadani

Koreja e Jugut shënon temperaturën më të lartë në histori, autoritetet ndalojnë aktivitetet në ambiente të hapura

Muhamet Ramadani

Çmimi i naftës shënon rënie pasi rriten rastet me COVID-19 në Kinë

admin