RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Goditja” vazhdon në Pejë, sekuestrohen katër armë – arrestohen shtatë persona

“goditja”-vazhdon-ne-peje,-sekuestrohen-kater-arme-–-arrestohen-shtate-persona

Drejtoria Rajonale të Policisë në Pejё, duke përfshirë tё gjitha njёsitet dhe Stacionet policore në zbatim të planit operativ “Goditja” nga data 11.08 deri me 14.08. 2023, po vazhdon me implementimin e planit operativ “Goditja” me detyra dhe aktivitete bazuar nё kёtё plan.
Kryesisht në zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, tё cilat frekuentohen mё shumё nga qytetarёt, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike.

Gjatё angazhimeve nё terren pёr periudhën kohore katër (4) ditore janё realizuar:

Janё realizuar 170 patrulla policore

Janё realizuar 144 pika tё kontrollit tё automjeteve

Janё kontrolluar 792 vetura

Janё legjitimuar 679 persona

Janё kontrolluar 19 lokale tё ndryshme

Janё realizuar 17 pika kontrolli me radar dhe alkool test

Janё arrestuar 7 persona

Janё sekuestruar 17 copё municion

Janё sekuestruar 4 armë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, fton të gjithë qytetarët që tё bashkëpunojnë me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Related posts

Ministri i Jashtëm turk do të zhvillojë vizitë zyrtare në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani

admin

Dalin detajet e operacionit të sotëm të policisë, u kryen 12 bastisje – u gjetën këto prova

Muhamet Ramadani

Blinken: Turqia“duhet t’i marrë” avionët luftarakë F-16

admin