RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA- ja ofron 200 milionë dollarë të tjera për mbrojtjen në Ukrainë

shba-ja-ofron-200-milione-dollare-te-tjera-per-mbrojtjen-ne-ukraine

SHBA-ja njoftoi një ndihmë shtesë prej 200 milionë dollarësh për Ukrainën që përfshin municione të reja, mbrojtje ajrore dhe pajisje çminimi, pas një gabimi kontabël që lejoi financime të reja.

Pentagoni zbuloi në qershor se mund të vinte në dispozicion të Kievit edhe 6,2 miliardë dollarë, ndryshe nga llogaritjet e mëparshme.

“Pas një seri paketash me fonde të restauruara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë municione për sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”, 12 milionë fishekë armësh të vogla dhe granata, si dhe municione për “Himars”, raketat e shumta që kanë rezultuar vendimtare në terren”, sipas Departamentit të Shtetit.

“Rusia e filloi këtë luftë dhe mund ta përfundojë atë në çdo moment duke tërhequr forcat e saj nga Ukraina, dhe duke ndaluar sulmet e saj brutale”, tha sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, ndërsa njoftoi ndihmën e fundit.

“Derisa kjo të ndodhë, SHBA-ja dhe aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë pranë me Ukrainën, për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha ai. /atsh

Related posts

Raporti i BE-së: Thatësira në Evropë rrit shqetësimet për furnizimin me ujë

rezart morina

Gruaja shtatzënë shpëtohët pas 115 orëve – VIDEO

admin

Gjermani, grevat shkaktojnë ndërprerje në trafikun hekurudhor dhe ajror

admin