RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA: Mirëpresim çdo hap të Iranit për ngadalësimin e programit të tij bërthamor

shba:-mirepresim-cdo-hap-te-iranit-per-ngadalesimin-e-programit-te-tij-berthamor

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se do të mirëpresin çdo hap të Iranit për ngadalësimin e programit të tij bërthamor, transmeton Anadolu.

Blinken iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe rreth lajmit të “Wall Street Journal” se Irani ka ngadalësuar programin e tij bërthamor.

“Nuk mund të konfirmoj lajmin për të cilin keni përmendur. Sigurisht që mund të them se SHBA-ja do të mirëpresë çdo hap që Irani do të ndërmarrë për reduktimin e kërcënimit bërthamor i cili rritet me të vërtetë që nga tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja e programit bërthamor”, tha Blinken.

Aktualisht mes Iranit dhe SHBA-së nuk ka një marrëveshje mbi programin bërthamor, deklaroi Blinken, duke theksuar se “E shprehim hapur se Irani duhet të ulë tensionin për të hapur hapësirë për diplomacinë”.

Related posts

Kina e gatshme të ndihmojë Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse

Muhamet Ramadani

Tkurret Serbia, Lugina me mbi 100 mijë shqiptarë të regjistruar

admin

OKB: Rreth 450 mijë palestinezë janë larguar nga Rafah për shkak të sulmeve izraelite

Muhamet Ramadani