RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier: SHBA-ja nuk e mbështet as “Shqipërinë e Madhe” dhe as “Serbinë e Madhe”

hovenier:-shba-ja-nuk-e-mbeshtet-as-“shqiperine-e-madhe”-dhe-as-“serbine-e-madhe”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin as “Shqipërinë e Madhe” dhe as “Serbinë e Madhe”.

Këtë qëndrim në emër të Uashingtonit, e bëri të ditur në mërkurën në Prishtinë, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në një takim me gazetarë.

Sipas tij, SHBA-ja e përkrah integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo shteti në Ballkanin Perëndimor.

Ky reagim i diplomatit vjen pas zhvillimeve që pasuan vizitën e kryeministrit Kosovar, Albin Kurtit, në Maqedoninë e Veriut, e cila nxiti reagime të bartësve të institucioneve për shkak të disa simboleve që promovonin shtetin etnik të shqiptarëve.

Takimi i Hovenierit me gazetarët ka përfunduar pak çaste më parë, dhe Klan Kosova do t’ju mbaj të informuar edhe për qëndrime të tjera të amerikanit lidhur me zhvillimet në dhe rreth Kosovës.

Related posts

SHBA-ja i jep Ukrainës 53 milionë dollarë për rrjetin elektrik

admin

Nxirret i gjallë një 35-vjeçar në Turqi pas 149 orësh nën rrënoja

Muhamet Ramadani

Vdes në QKUK edhe 31-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Kushtrim Guraj