RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja i jep Ukrainës 53 milionë dollarë për rrjetin elektrik

shba-ja-i-jep-ukraines-53-milione-dollare-per-rrjetin-elektrik

Shtetet e Bashkuara njoftuan më 29 nëntor se do t’i ofrojnë 53 milionë dollarë në mbështetje të blerjes së pajisjeve të rrjetit elektrik të Ukrainës, në mënyrë që të ndihmohet Kievi kundër sulmeve ruse që kanë për cak infrastrukturën e energjisë.

Sulmet ruse ndaj infrastrukturës së energjisë së Ukrainës kanë lënë miliona banorë në terr dhe pa ngrohje.

“Këto pajisje do të dërgohen me shpejtësi në Ukrainë për të ndihmuar ukrainasit që ta kalojnë dimrin”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Në njoftim po ashtu u tha se paketa e ndihmës do të përfshijë dërgimin e transformatorëve të shpërndarjes së energjisë, ndërprerësve elektrikë dhe pajisjeve të tjera.

Që nga muaji tetor, Rusia ka kryer sulme të mëdha ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës dhe ndaj infrastrukturës së ngrohjes. Kievi, që po përballet me pushtimin rus që nga fundi i shkurtit, i konsideron këto sulme si sulme të qëllimshme ndaj civilëve dhe thotë se janë krime të luftës. /rel

Related posts

“Spiegel”: Liderët evropianë kanë mosbesim të thellë ndaj SHBA-së për çështjen e Ukrainës

admin

Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-it për FSK-në

admin

Google nënshkruan marrëveshje me Pentagonin për përdorimin e inteligjencës artificiale në projekte sekrete dhe operacione të klasifikuara

admin