RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, flasin për reformën në drejtësi

kurti-takoi-kryesuesin-e-keshillit-gjyqesor-te-kosoves,-albert-zogaj,-flasin-per-reformen-ne-drejtesi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.

Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrisë është bërë e ditur se temë e takimit ishin planifikimet e Këshillit Gjyqësor për efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit gjyqësor, rezultatet e deritanishme të Gjykatës Komerciale pas funksionalizmit të saj, reformat në drejtësi dhe gjithashtu funksionimi i Gjykatës në Mitrovicën e Veriut.

Po ashtu është bërë e ditur se u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit rreth reformës në drejtësi, si dhe çështjeve të tjera, të cilat kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit.

Related posts

Mbi 5.000 foshnja kanë lindur në Kiev që nga fillimi i luftës

admin

Mbajti dorën e vajzës së vdekur nga tërmeti, babai: Nuk munda ta shpëtoj. Humba edhe nënën, 2 vëllezërit e kunatën

admin

“Komandant Suprem, ju presim” – në veri shfaqen posterë të Vuçiqit

Muhamet Ramadani