RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MINT: Mirëpresim çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore, presim që të mos cenohet siguria shtetërore

mint:-mirepresim-cdo-hetim-per-rastin-e-blerjes-se-rezerves-shteterore,-presim-qe-te-mos-cenohet-siguria-shteterore

Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë sot njësia hetuese e Prokurorisë Speciale, me urdhër të prokurorit Valdet Gashi kanë kontrolluar zyrat e dy zyrtarëve të lartë të MINT-it, drejtorit të Departamentit për rezervat shtetërore, Hafiz Gara dhe drejtorit të Departamentit të integrimeve evropiane, Irfan Lipovica.

Sipas një njoftimi nga MINT bëhet e ditur se Prokuroria Speciale ka bërë njoftimet e nevojshme për këtë rast.

Po ashtu në njoftim thuhet se : “Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore anipse ne jemi të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje ligjet, planin dhe asnjë dëm apo dëmtim nuk ka ndodhur me to.

Për këtë çështje prej një kohë të gjatë e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keq informohet publiku në vendin tonë. Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe koordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast”.

Tutje, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pret që organet e hetimit të kenë në vëmendje që krahas punës hetimore, të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës sonë, e klasifikuar sipas Ligjit për Rezervën Shtetërore dhe Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i lut mediat që të përmbahen nga deklarime të pakonfirmuara nga ministria dhe siguron se procesi i furnizimit me mallra për Rezervën Shtetërore, me standarde dhe parametra të përcaktuara të cilësisë, është trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit në fuqi.

Ministria është e përkushtuar të vazhdojë me rritjen e Rezervës Shtetërore edhe në këtë vit, sipas Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikёs sё Kosovёs pёr vitin 2023, me qëllim që të sigurojë qytetarët që në rrethana të jashtëzakonshme të kenë përkrahjen shtetërore në tejkalimin e situatave eventuale të krizës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Related posts

Elon Musk ndryshon logon e Twitterit

rezart morina

Programi Botëror i Ushqimit paralajmëron zi buke në Afrikë

admin

Protestojnë sot njësitë elitare të policisë

rezart morina