RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëria e treta në botë për rritjen në turizëm, Rama publikon statistikat e OBT-së

shqiperia-e-treta-ne-bote-per-rritjen-ne-turizem,-rama-publikon-statistikat-e-obt-se

Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të tretën për rritjen në turizëm, pas Katarit dhe Arabisë Saudite.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot statistikat më të fundit të OBT-së, të cilat i referohen periudhës qershor 2022-qershor 2023.

“Ja edhe tabela krahasuese nga qershori vjet deri në qershorin sivjet, e sapopublikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, ku Shqipëria renditet e treta për rritjen në turizëm, pas Katarit dhe Arabisë Saudite, po pa Kupën e Botës”, shkruan Rama.

Sipas INSTAT, numri i turistëve që vizituan Shqipërinë vijoi rritjen edhe përgjatë muajit qershor.

Konkretisht, numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 76.4 % në qershor, krahasuar me qershorin e vitit të shkuar. Në total numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 49.7 %, në krahasim me qershorin e 2022. /atsh

 

Related posts

Durim Berisha padit ministren Nagavci për shamitë në shkolla

admin

Dhuna e bandave në Haiti, gati gjysma e papullsisë përballet me mungesa ushqimore

admin

Çeçenët ikin në Bosnjë për ta shmangur thirrjen në ushtrinë ruse

admin