RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kancelari austriak Kurz në gjyq për dëshmi të rreme

kancelari-austriak-kurz-ne-gjyq-per-deshmi-te-rreme

Ish-kancelari i Austrisë Sebastian Kurz është akuzuar për dëshmi të rreme, njoftoi zyra e prokurorit për krimet ekonomike dhe korrupsionin, e cila po heton skandalet korruptive që kanë tronditur Austrinë.

Kurz dha dorëheqjen mes skandaleve në tetor 2021 dhe që atëherë është zhdukur nga jeta politike. Është aktakuza e parë ndaj 36-vjeçarit që rrezikon deri në tre vite burg.

Sebastian Kurz akuzohet se ka gënjyer në vitin 2020 përpara një komisioni parlamentar që hetonte nëse ai kishte ndërhyrë në emërimin e një të besuari të tij, Thomas Schmidt, si kreu i një kompanie publike, sipas njoftimit të prokurorit kundër korrupsionit.

“Akuzat janë të rreme dhe ne presim që e vërteta të dalë në gjykatë”, tha Kurtz në një postim në Twitter (X).

Në një rast tjetër, Sebastian Kurz dyshohet se ka përvetësuar fondet publike për të financuar ngritjen e tij politike, duke bërë sondazhe të rreme dhe artikuj që e lavdërojnë atë.

Lidhur me këtë rast hetimet janë ende duke vazhduar. /abcnews

Related posts

OKB: Vdekjet nga uria në Gaza përjetohen për shkak të kufizimeve të Izraelit

rezart morina

Eshtrat e viktimave të luftës të bllokuar poshtë plehrave gjithë këto vite? Dyshime për varr masiv, Serbia konfirmon kërkimet një pikë grumbullimi mbeturinash

admin

Bahreini dërgon aeroplan të ri ndihme për të prekurit nga tërmeti në Turqi

admin