Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK). Kjo është bërë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të AKK-së që është mbajtur të martën.
Sipas njoftimit të AKK-së votimi për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK ka kaluar me votat e të gjithë delegatëve të Kuvendit dhe ka ardhur pas kërkesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut e cila ka marrë vendim në Kuvendin e Komunës për t’u anëtarësuar në Asociacion.
Në njoftim nga 38 Komuna sa ka Kosova, 34 prej tyre janë anëtare në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
“Pas anëtarësimit, Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq në fjalën e tij tha së është i lumtur për këtë anëtarësim, për çka falënderoi delegatët e Kuvendit të Asociacionit dhe tha se do të japin kontributin e tyre në sfidat dhe adresimet e qeverisjes lokale në nivel vendi”, thuhet në njoftimin e AKK-së. /koha