RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbyllet ngushtica e Dardaneleve për shkak të zjarreve në Turqi

mbyllet-ngushtica-e-dardaneleve-per-shkak-te-zjarreve-ne-turqi

Për shkak të një zjarri në një pyll në zonën e qytetit të Kepezës, ndërpritet përkohësisht qarkullimi i anijeve përmes ngushticës së Dardanelit.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë.

Trafiku i anijeve, siç specifikohet, është pezulluar në drejtimin jug-veri.

Dardanelet është një ngushticë detare në Turqinë veriperëndimore, që lidh detin Egje me atë Marmara.

Ngushtica është 61 kilometra e gjatë dhe vetëm 1.2 deri në 6 kilometra e gjerë, me një thellësi mesatare prej 55 metrash (thellësia maksimale është 81 m).

Uji rrjedh në të dy drejtimet përgjatë këtij kalimi detar: nga deti Marmara drejt detit Egje nëpërmjet rrymës sipërfaqësore dhe në drejtim të kundërt nëpërmjet rrymës nënujore, të thellë.

Ashtu si Bosfori në veri, Dardanelet e ndajnë Evropën nga Azia.

Related posts

7 të vrarë, mes tyre dy fëmijë dhe një grua, nga bombardimet izraelite në Gaza

Hevzi

Rebelët Houthi kërcënojnë se do t’i bashkohen sulmeve të Hamasit nëse intervenon SHBA

Muhamet Ramadani

Kryeministri spanjoll: Qëndrimi i Spanjës “jo luftës” bazohet në parime dhe në të drejtën ndërkombëtare

Hevzi