RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Solidaritet për Greqinë”, Rama reagon për situatën e zjarreve në vendin fqinj

“solidaritet-per-greqine”,-rama-reagon-per-situaten-e-zjarreve-ne-vendin-fqinj

Pavarësisht situatës delikate politike javët e fundit midis Athinës zyrtare dhe Tiranës, kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me situatën e zjarreve në Greqi. Kreu i qeverisë shprehet se është e trishtueshme që të shikosh vendin fqinj që ‘lufton’ me zjarret ndërsa shpreh solidaritet për situatën atje.

“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë.🇦🇱❤🇬🇷”, ka shkruar Rama në rrjete sociale.

Related posts

Finlanda blen sistemin e mbrojtjes izraelite pas hyrjes në NATO

Muhamet Ramadani

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

RTI

Më shumë se 133 mijë objekte të ndërtuara nga TOKI i mbijetuan tërmetit pa pësuar dëme

admin