RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Për dy javë në Kosovë u raportuan 46 raste pozitive me COVID-19

per-dy-jave-ne-kosove-u-raportuan-46-raste-pozitive-me-covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në dy javët e fundit janë raportuar 46 raste pozitive me COVID-19 dhe asnje rast vdekje.

Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 40-49 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 43 vjeç.

“Në dy javët e fundit (09.08.2023 – 22.08.2023) janë raportuar 46 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19. Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 40-49 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 43 vjeç. Prej rasteve të konfirmuara, sipas komunave rezulton se numri më i madh është raportuar nga komuna e Prishtinës dhe Kamenicës (me nga 14 raste), kurse incidenca më e lartë e rasteve në 100,000 banorë është raportuar në komunën e Kamenicës”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Kosovë me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në COVID-19.

Related posts

Ka ndërruar jetë Hafez Taip Aliu nga Shkupi

Muhamet Ramadani

Putin shpreh shqetësimin për vd’ekjet e civilëve në Ga’za në takimin me Abbas

Muhamet Ramadani

“SHBA po përpiqet të krijojë korridor humanitar nga Gaza në Egjipt”

Muhamet Ramadani