RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Japonia fillon shkarkimin e ujërave radioaktive nga Fukushima

japonia-fillon-shkarkimin-e-ujerave-radioaktive-nga-fukushima

Japonia ka filluar me shkarkimin në oqean të ujërave me mbetje radioaktive të grumbulluara në centralin bërthamor Daiichi Fukushima që u dëmtua në cunamin e ndodhur pas tërmetit në vitin 2011, transmeton Anadolu.

Në një deklaratën nga Kompania e Energjisë Elektrike të Tokios (TEPCO) që menaxhon centralin, informohet se procesi i shkarkimit filloi në 13.00 sipas kohës lokale.

Në deklaratë thuhet se ujërat me mbetje radioaktive të holluar u shkarkuan me tunelin prej 1 km që zgjatet nga nëntoka në det.

Sipas planit të njoftuar më parë, kompania brenda 17 ditësh në fazën e parë do të shkarkojë në oqean 7.800 ton ujë me mbetje.

Deri në mars 2024 planifikohet që të shkarkohen gjithsej 31.200 ton ujë me mbetje radioaktive.

TEPCO kishte paralajmëruar se në Fukushima kishte mbledhur 1.34 milion ton ujë me mbetje radioaktive dhe nëse nuk fillohej shkarkimi i tyre, kapaciteti i depozitimit do të tajkalohej në fillim të vitit 2024.

Kryeministri i Japonisë, Kishida Fumio, në një deklaratë pas takimit të kabinetit më 22 gusht, njoftoi se me 24 gusht do të fillohej shkarkimi në Oqean i ujërave me mbetje radioaktive të grumbulluara në Fukushima.

Vendimi, krahas peshkatarëve në rajon dhe aktivistëve për mbrojtjen e mjedisit, shkaktoi reagime të vendeve fqinje, kryesisht të Kinës.

Duke u shprehur kundër kritikave, Japonia mbron idenë e saj se uji me mbetje radioaktive që planifikohet të shkarkohet në oqean është i holluar me ujë të pastër dhe se në këtë mënyrë materiali radioaktiv në ujë është nën 1/40 e normës që konsiderohet i dëmshëm për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në një raport të publikuar më 4 korrik njoftoi se plani i Japonisë për shkarkimin në det të ujërave me mbetje radioaktive është në përputhje me standardet e sigurisë.

Cunami që u shkaktua nga tërmeti 9 ballë që ndodhi në mars 2011, shkaktoi dëmtimin e 3 prej 4 reaktorëve në centralin bërthamor Daiichi Fukushima dhe për shkak të rrezatimit radioaktiv, zona përreth centralit u shpall “zonë evakuimi”.

Related posts

363 raste të reja me COVID në Kosovë

admin

Akademia amerikane, rastin “Subvencionet” e cilëson storie të suksesit në luftën kundër korrupsionit

rezart morina

Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovë

admin