Anija e dytë është nisur nga qyteti port i Ukrainës, Odesa, që nga tërheqja e Moskës nga marrëveshja e drithit në Detin e Zi, shkruajnë mediat e huaja.
Anija do të përdorë “aksin alternativ”, që do të thotë se nuk do të hyjë në ujëra ndërkombëtare, duke kaluar përgjatë vijës së NATO-s, Rumanisë dhe Bullgarisë.
Tre portet detare të Odesës dërguan dhjetëra milionë tonë drithë gjatë pushtimit të Rusisë sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila u rrëzua në korrik pasi Moska u tërhoq. /dosja