RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kim: Manovrat e përbashkëta SHBA-Kore e Jugut rrisin rrezikun e një lufte bërthamore

kim:-manovrat-e-perbashketa-shba-kore-e-jugut-rrisin-rrezikun-e-nje-lufte-berthamore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ”i kanë bërë ujërat që rrethojnë gadishullin korean të paqëndrueshëm me manovrat e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, duke rritur rrezikun e një lufte bërthamore”.

“Në një fjalim nër Ditën e Marinës së Koresë së Veriut, Kim tha se lëvizjet e pamatura konfrontuese të SHBA-së dhe të forcave të tjera armiqësore i kishin kthyer ujërat rreth Gadishullit Korean në pikën më të madhe të përqendrimit të pajisjeve të luftës në botë, në ujërat më të paqëndrueshme, duke rritur rrezikun e një lufte bërthamore”, sipas medias.

Kim kritikoi gjithashtu njoftimin e fundit nga “bosët e bandave” të SHBA, Japonisë dhe Koresë së Jugut për manovra të rregullta të përbashkëta ushtarake.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut tha se situata kërkon që forca detare e vendit të tij të forcohet dhe të përgatitet për të thyer vullnetin e armikut për luftë në rastet e paparashikuara.

Në samitin tripalësh, në gusht në Camp David pranë Uashingtonit, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kryeministri japonez, Fumio Kishida dhe presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol ranë dakord të forcojnë ndjeshëm bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë.

Të tre udhëheqësit ranë dakord për një mori garancish sigurie, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit të raketave në kohë reale, dhe bashkëpunimin më të ngushtë në mbrojtjen e raketave balistike.

Koreja e Jugut dhe Japonia mbështeten në ombrellën bërthamore të SHBA-së për të penguar fqinjin e tyre agresiv.

Javën e kaluar, Koreja e Veriut testoi një raketë strategjike si pjesë e një manovreje të cilën vëzhguesit e panë si një përgjigje ndaj një stërvitjeje të përbashkët ushtarake 11-ditore nga Koreja e Jugut dhe SHBA-ja.

Koreja e Veriut ka akuzuar rregullisht të dy vendet për përdorimin e manovrave të tyre për t’u përgatitur për një sulm, pretendime të cilat Seuli dhe Uashingtoni i kanë mohuar. /atsh

Related posts

Shefi i agjencisë së OKB-së për refugjatët ‘i tmerruar’ nga shkatërrimi në Ukrainë pas vizitës 6-ditore

admin

Vala e fortë e ftohtë përfshin Indinë veriore

admin

Marrëdhëniet italo-serbe po lulëzojnë

rezart morina