RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarri në Greqi më i madhi ndonjëherë i regjistruar në BE

zjarri-ne-greqi-me-i-madhi-ndonjehere-i-regjistruar-ne-be

Zjarri në një mal të Greqisë është zjarri më i madh i regjistruar ndonjëherë në Bashkimin Evropian dhe blloku po mobilizon gati gjysmën e krahut të saj ajror zjarrfikës për ta luftuar atë, ka thënë një zëdhënës i Komisionit Evropian.

11 aeroplanë dhe një helikopter nga flota e BE-së janë dërguar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit në veri të qytetit Alexandroupoli, bashkë me 407 zjarrfikës, ka thënë Balazs Ujvari, raportoi Guardian.

Shërbimi Civil i Mbrojtjes i BE-së ka theksuar se zjarri ka djegur më shumë se 810 km/katrorë – një hapësirë më e madhe se New York City.

“Ky zjarr është më i madhi në BE që nga viti 2000”, ka deklaruar shërbimi.

Greqia ka thënë se zjarri është “ende jashtë kontrollit” në rajonin e parkut kombëtar Dadia.

Që kur nisi më 19 gusht, zjarri ka vrarë 20 persona, 18 prej të cilëve migrantë trupat e të cilëve u gjetën në rajonin që shpesh përdoret si pikë hyrjeje nga Turqia.

Related posts

NATO arrin marrëveshje për 40 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën

RTI

Ush’tria iz’raelite thotë se ka përfunduar operacionet ush’tarake në zonat në jug të Rripit të Ga’zës

admin

Italia përballet me motin e keq

admin