RTV AHIRETI
Shëndetësi

Rreziqet për shëndetin nga konsumimi i pijeve të gazuara

rreziqet-per-shendetin-nga-konsumimi-i-pijeve-te-gazuara

Ndonëse një kanaçe e ftohtë me gaz mund të duket si një pije freskuese e kënaqshme, a keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me trupin tuaj kur konsumoni një të tillë?

Pavarësisht emrit që këto “pije freskuese” mbajë në to, këto produkte kanë një ndikim të madh në shëndet, me të cilin AgroWeb.org ju njeh më poshtë në artikull.

Mund të përjetoni luhajtje të mëdha të sheqerit në gjak

Një kanaçe standarde me pije të tilla ka gati 39 gram sheqer, që është gjithashtu rreth 77% e kufirit ditor për konsum të sheqerit. Thënë kështu, disa gllënjka mund të stimulojnë një rritje intensive të sheqerit në gjak që ndiqet më pas nga një rënie e menjëhershme.

Një farmacist britanik i quajtur Niraj Naik, shkoi aq larg sa të krahasonte efektet që mund të ketë konsumi i një pijeje të tillë me përdorimin e drogës. Sipas tij, mënyra se si këto pije stimulojnë disa qendra të caktuara në tru është e krahasueshme me efektet drogës.

Megjithëse ky krahasim është padyshim pak ekstrem, ajo që nuk mund të mohohet është se përmbajtja e lartë e sheqerit dhe mungesa e lëndëve ushqyese në pije të tilla mund të shkaktojë rritje dhe ujle drastike të sheqerit në gjak.

Ka vetëm një rast kur këto pije mund të shërbëjnë për mirë. Kjo mund të jetë një zgjedhje e mirë për njerëzit që përjetojnë rënie të sheqerit në gjak dhe kanë nevojë për një rritje të shpejtë.

Ju mund të rrisni rrezikun e diabetit të tipit 2

Edhe pse konsumi i një pijeje të tillë herë pas here nuk ka gjasa të lidhet me rrezikun e diabetit, konsumimi i shumtë apo i përditshëm, mund të mos jetë zgjidhja më e mirë kur bëhet fjalë për diabetin. Konsumi i shpeshtë i pijeve me sheqer të shtuar është i lidhur me rrezikun e diabetit të tipit 2. Megjithatë, është ende e paqartë nëse janë këto pije ato që kontribuojnë në këtë rrezik apo nëse është regjimi i përgjithshëm ushqimor dhe mënyra e jetesës.

Ju mund vendosni në rrezik shëndetin tuaj dentar

Nuanca e kaftë në disa pije të tilla mund të çojë në njollosjen e dhëmbëve tuaj dhe duke qenë të pasura edhe në sheqer, ju rrezikoni prishjen e dhëmbëve tuaj. Për më tepër, këto pije kanë një pH shumë acid, i cili do të çojë në dekalcifikimin e smaltit të dhëmbëve kur konsumohet me tepricë.

Mund të shkurtojë jetëgjatësinë tuaj

Disa studime sugjerojnë se konsumi i rregullt i tyre mund të frenojë jetëgjatësinë tuaj. E kjo sepse vetitë inflamatore të pijeve të gazuara e plot me sheqer mund të rrisin rrezikun e komplikimeve kardiovaskulare, duke rritur rrezikun për të pasur një atak në zemër me 20%.

Mund të shtoni në peshë dhe të rrisni rrezikun e obezitetit

Këto pije janë të pasura me sheqer dhe nuk ofrojnë fibra, proteina apo yndyrna, tre lëndë ushqyese që nxisin ngopjen. Dhe siç tashmë e dimë, konsumimi i sheqernave mund të çojë në shtim të peshës.

Pra, a është në të vërtetë kaq i dëmshëm konsumi i tyre?

Për njerëzit e shëndetshëm, që ndjekin një regjim të plotë ushqimor, ekspertët e shëndetit shprehen se pijet mund të shijohen herë pas herë, por jo të konsumohen rregullisht në përditshmëri.

Ndërsa për ata që janë në rrezik për të zhvilluar sëmundje kronike apo që tashmë vuajnë prej tyre, këshillohet që këto pije të eleminohen plotësisht nga regjimi ose të konsumohen sa më rrallë.

Related posts

Çfarë është sindroma e serotoninës?

rezart morina

​Majdanoz për veshka të shëndetshme

admin

A mund të hani hudhër nëse keni diabet?

admin