RTV AHIRETI
Shëndetësi

Tre ushqime që përmbajnë më shumë kalcium se qumështi

tre-ushqime-qe-permbajne-me-shume-kalcium-se-qumeshti

Kalciumi është minerali që gjendet me shumicë në organizëm, si përbërës i kockave dhe dhëmbëve, ndërsa në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e zemrës, muskujve dhe trurit.

Shumica prej nesh besojnë se produktet e qumështit janë burimi i vetëm ose kryesor i kalciumit për trupin. Megjithatë, nuk është kështu, pasi kalciumi gjendet në sasi të mëdha edhe në ushqime të tjera.

Dhe ato janë alternativa nëse nuk ju pëlqen ose nuk mund të pini qumësht. Shikoni se cilat janë ato:

Salmoni

Një porcion salmon i freskët 180 g. siguron 340 mg kalcium. Peshku i shijshëm është gjithashtu një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore të shëndetshme omega-3 dhe vitaminës D.

Tërshëra

Një filxhan tërshërë siguron 400 mg kalcium. Duke shijuar tërshërën për mëngjes të kombinuar me një gotë qumësht, do të plotësoni 70% të nevojave të trupit tuaj për kalcium që në vaktin e parë të ditës. Në të njëjtën kohë, falë sasisë së konsiderueshme të fibrave bimore që përmban, tërshëra do të mbajë urinë për shumë orë.

Sardelet

Një porcion prej vetëm 90 gramësh siguron 370 mg kalcium.

Related posts

Tetori rozë! Në Lezhë u mbajt fushatë sensibilizimi për kancerin e gjirit

rezart morina

Simptomat që tregojnë se keni mungesë uji në trup

admin

7 ushqime që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

admin