Dy persona kanë humbur jetën si pasoje e dy aksidenteve të ndara që kanë ndodhur mbrëmë në Podujevë.
Njëri aksident ka ndodhur para orës 22:00, ku një këmbësore është goditur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është arrestuar.
“Podujevë 31.08.2023-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet që nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë që rasti tjetër ka ndodhur pak para mesnatës ku si pasojë e një vetëaksidenti ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë.
“Podujevë 31.08.2023-23:40. Raportohet se ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku si pasojë tre persona meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK , ku njeri prej tyre ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
I vdekuri në këtë vetaksidnet është një 16-vjeçar.