RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipt, fillon stërvitja ushtarake me pjesëmarrjen e 34 vendeve

egjipt,-fillon-stervitja-ushtarake-me-pjesemarrjen-e-34-vendeve

Egjipti ka njoftuar fillimin e stërvitjes së përbashkët ushtarake “Ylli i Ndritshëm 2023” në të cilën marrin pjesë 34 vende, transmeton Anadolu.

Televizioni shtetëror i Egjiptit bëri të ditur se stërvitja, që filloi në bazën ushtarake Mohamed Nagauib në rajonin El-Alamein në veriperëndim të vendit, do të vazhdojë deri më 14 shtator, por nuk ndau informacion të detajuar lidhur me stërvitjen dhe vendet që marrin pjesë.

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite dje njoftoi se ka përfunduar mbërritja në Egjipt e njësive ushtarake që do të marrin pjesë në stërvitjen “Ylli i Ndritshëm 2023”.

Më 26 gusht, ushtria egjiptiane informoi se në stërvitjen në fjalë do të marrin pjesë 34 vende dhe 8 mijë ushtarë.

Egjipti në vitin 2018 organizoi stërvitjen “Ylli i Ndritshëm” ku morën pjesë nëntë vende, kryesisht SHBA-ja dhe Britania, si dhe 16 vende vëzhguese, përfshirë Pakistanin dhe Indinë.

Stërvitja, e cila u ndërpre në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19, u mbajt në vitin 2021 në Egjipt me pjesëmarrjen e 21 vendeve.

Related posts

Nga një shpresë e humbur në teknologjinë më premtuese në botë, si ka përparuar Inteligjenca Artificiale?

admin

Delegacioni iranian do të mbërrijë në Pakistan për bisedime, pavarësisht skepticizmit mbi shkeljet izraelite

admin

Ngërçi politik në Kosovë/ PDK, AAK dhe LDK kërkojnë sa më shpejt vazhdimin e seancës konstituive

admin