RTV AHIRETI
Kuzhinë

Pije nga majdanozi dhe limoni: Përshpejtoni metabolizmin dhe humbni disa kilogramë

pije-nga-majdanozi-dhe-limoni:-pershpejtoni-metabolizmin-dhe-humbni-disa-kilograme

Sa i përket humbjes së peshës, më e rëndësishmja është që të jeni në deficit kalorish dhe më pas sigurisht që vjen aktiviteti fizik. Por, ajo që është gjithashtu e rëndësishme është puna e metabolizmit që varet nga lloji i ushqimit që konsumoni.

Prandaj, nuk është keq t’i njihni ushqimet që mund ta stimulojnë metabolizmin dhe në këtë mënyrë do t’ju ndihmojnë të humbni peshë. Një rol të madh në punën e metabolizmit luajnë edhe pijet që konsumojmë. Pra, përveç ujit, kafesë së zezë dhe çajit të gjelbër, mund të gjeni receta të ndryshme për humbjen e peshës.

Një nga pijet e tilla është ajo e bërë nga majdanozi dhe limoni. Majdanozi njihet si një ushqim medicinal që ndihmon në largimin e substancave të dëmshme nga trupi dhe reduktimin e gazrave. Ajo që njerëzit kanë vënë re gjatë konsumimit të çajit të majdanozit është se nxit urinimin, gjë që është e mirë për nxjerrjen e lëngjeve të tepërta nga trupi.


Përgatitja

Receta për këtë çaj është shumë e thjeshtë.

Hidhni një litër ujë në një tenxhere dhe lëreni të vlojë.

Kur uji të vlojë, shtoni gjashtë lugë majdanoz të grirë.

Lëreni të gatuhet për rreth pesë minuta.

Kur të jetë gati, lëreni çajin të ftohet dhe shtoni dy limonë të shtrydhur për shije më të mirë.


Kjo pije ndihmon më së shumti në humbjen e depozitave të yndyrës në zonën e stomakut dhe rekomandohet që ta pini para ngrënies së ushqimit të mëngjesit. Gjithashtu, është e nevojshme të pihet për pesë ditë, dhe më pas të bëhet një pushim për disa ditë. /Telegrafi/

The post Pije nga majdanozi dhe limoni: Përshpejtoni metabolizmin dhe humbni disa kilogramë appeared first on Telegrafi.

Related posts

Lakror misri me hithra

rezart morina

Mish i shijshëm pule në salcë vere të bardhë!

rezart morina

Patate me qofte në furrë

admin