RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi, zjarret pyjore vazhdojnë prej 16 ditësh

greqi,-zjarret-pyjore-vazhdojne-prej-16-ditesh

Zjarret pyjore që shpërthyen në rajonin Evros të Greqisë nuk janë vënë ende nën kontroll edhe në ditën e 16-të, transmeton Anadolu.

Fshati Lefkimi është evakuuar për shkak të zjarreve që vazhdojnë në zonën pyjore pranë Lefkimit dhe Provatonas.

Sipas të dhënave të Zyrës së Menaxhimit të Emergjencave Copernicus të Bashkimit Evropian (BE), në rajonin Evros që përfshin edhe zonën Aleksandropoli, sipërfaqja e djegur ka tejkaluar 935 mijë dynymë.

Ministri për krizën klimatike dhe mbrojtjen civile, Vasilis Kikilias paralajmëroi bashkitë të jenë të gatshme ndaj rrezikut së përmbytjeve pasi sipas parashikimeve të Zyrës së Meteorologjisë së Greqisë javën e ardhshme priten reshje në të gjithë vendin.

Për shkak se mundësia është e lartë për përmbytje në rajonet ku janë djegur sipërfaqet pyjore, ministri Kikilias kërkoi të rriten masat veçanërisht në këto rajone.

Related posts

BE e pranon: Nuk mund të marrim veprime për sulmin në Banjskë, nëse…

admin

Ushtria izraelite vret 90 palestinezë në spitalin Al-Shifa në Gaza

Muhamet Ramadani

Marrëveshje të përbashkët për t’i bërë ballë emigrantëve, Sunak takim zyrtar me kryeministren e Italisë

admin