RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Borrell: ‘Nuk do të ndalemi’ derisa Irani të lirojë zyrtarin e arrestuar të BE-së

borrell:-‘nuk-do-te-ndalemi’-derisa-irani-te-liroje-zyrtarin-e-arrestuar-te-be-se

Kryediplomati i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, tha se BE-ja “nuk do të ndalet” derisa Irani të lirojë zyrtarin nga Suedia i cili ndodhet në paraburgim për më shumë se një vit, raporton Anadolu.

Duke folur me gazetarët në takimin jozyrtar të ministrave të zhvillimit të BE-së në Cadiz të Spanjës, Borrell konfirmoi se një “shtetas suedez që ka punuar për Bashkimin Evropian po mbahet ilegalisht në Iran për 500 ditët e fundit”.

Komentet e tij erdhën pasi e përditshmja amerikane “New York Times” raportoi të hënën se Johan Florus, i cili punonte për shërbimin diplomatik të BE-së, ishte arrestuar në Iran me akuza për spiunazh që nga viti i kaluar.

Sipas raportimit, Florus u arrestua ndërsa kthehej nga pushimet e tij në Iran në aeroportin e Teheranit në prill 2022.

Borrell nënvizoi se autoritetet suedeze kanë “përgjegjësinë e plotë të mbrojtjes konsullore” për Florusin.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se diplomacia e BE-së e ka ngritur intensivisht këtë çështje në të gjitha takimet me Iranin.

“Kjo është shumë në agjendën tonë. Ne nuk do të ndalemi derisa Florus të lirohet”, theksoi Borrell.

Related posts

Amerika përcakton katër grupe nga Evropa si terroristë globalë

RTI

Prokurori i GJNP-së aplikoi për lëshimin e urdhër-arresteve ndaj liderëve izraelitë, reagon presidenti Biden: Kërkesa është e egër dhe skandaloze!

admin

Kuvendi nesër mban seancë solemne

Irfan Jahiu