RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca u bën thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, Kuds dhe Bregun Perëndimor

franca-u-ben-thirrje-qytetareve-te-shmangin-udhetimet-ne-izrael,-kuds-dhe-bregun-perendimor

Franca u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në Izrael, Kuds dhe Bregun Perëndimor për shkak të shqetësimeve të sigurisë lidhur me Iranin, transmeton Anadolu.

“Për shkak të situatës së sigurisë në Iran dhe pasojave të mundshme lokale, shtetasve francezë u rikujtohet se udhëtimet në Izrael, Kuds dhe Bregun Perëndimor mbeten fuqimisht të dekurajuara, përfshirë për turizëm dhe vizita familjare”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.

Deklarata paralajmëron për mbyllje të mundshme të hapësirës ajrore, anulime fluturimesh dhe vonesa për disa ditë, në varësi të zhvillimeve në rajon.

“Shtetasit francezë që ndodhen aktualisht në zonë këshillohen të tregojnë vigjilencë dhe kujdes maksimal, të shmangin rreptësisht çdo demonstratë apo grumbullim, të identifikojnë strehimore individuale dhe kolektive dhe, sipas rastit, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale,” shtoi ministria.

Related posts

Harris: Tani është koha për një marrëveshje ar’mëpushimi në Ga’za

admin

Vdekje të dyshimta në Pejë, Gjakovë e Shtërpcë – policia nis hetimet

Muhamet Ramadani

Operacion policor në Prishtinë e Pejë me disa të arrestuar, ja dyshimet e para

admin