RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siri, organizata terroriste PKK/YPG detyron arabët në Deir Ez-Zor të migrojnë

siri,-organizata-terroriste-pkk/ypg-detyron-arabet-ne-deir-ez-zor-te-migrojne

Organizata terroriste PKK/YPG vendos në objektiv dhe detyron civilët në rajon të migrojnë, pas konflikteve që filluan më 27 gusht mes organizatës dhe fiseve arabe nën presionin e organizatës terroriste PKK/YPG në qytetin Deir Ez-Zor në lindje të Sirisë, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, PKK/YPG po vendos në objektiv me armë të rënda arabët që jetojnë në periferinë lindore dhe juglindore të Deri Ez-Zorit që ndodhen në qendër të konflikteve që filluan më 27 gusht.

Organizata terroriste detyron civilët të migrojnë duke sulmuar me armë tokë-tokë vendbanimet në fshatrat Gharanij, Suwaydan, Al Tayanah, Ziyben dhe Hawayij të cilat i humbën pas përleshjeve në Deir ez-Zor.

Qindra familje janë larguar nga sulmet e organizatës dhe janë strehuar në fshatrat të cilat janë disi më të sigurta dhe pa konflikte që janë nën kontrollin e fiseve arabe.

Fiset arabe që janë nën presionin e PKK-/YPG-së, më 27 gusht filluan kundër operacione ndaj organizatës terroriste në qytetet Deir ez-Zor, Rakka, Al-Hasakah si dhe në periferinë e qytezës Munbixh të Halepit dhe që nga ajo kohë kanë çliruar nga pushtimi i PKK/YPG-së gjithsej 33 fshatra.

Pushtimi i PKK/YPG-së në Deir ez-Zor

Popullata në Deir ez-Zor të cilin organizata e ka vendosur nën kontrollin e saj me mbështetjen e ushtrisë së SHBA-së me arsyetimin për “luftën kundër DEASH-it”, përbëhet plotësisht nga arabët.

Organizata terroriste në rajonet që ka nën pushtimin e saj rekruton me forcë fëmijët arabë.

Po ashtu organizata nga nafta që siguron nga puset e naftës që ka konfiskuar në rajon gjeneron të ardhura duke ia shitur përmes trafikantëve administratës së Damaskut, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së. Teksa të ardhurat e siguruara ajo i përdor për aktivitetet e saj, popullata e rajonit privohet nga shërbimet dhe ndihmat lokale.

Related posts

SHBA kalon ndihma humanitare për herë të parë përmes portit të ndërtuar vetë në Gaza, pritet të hyjnë 150 kamionë

admin

Gjermania nis drejt Ukrainës ndihma në vlerë të 11 milionë eurove

admin

Paralajmërimi i Microsoft: Kina do të përdorë Inteligjencën Artificiale për të ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA, Korenë e Jugut dhe Itali

admin