RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres: Ka filluar kolapsi i klimës, valët e të nxehtit po kërcënojnë njerëzit

guterres:-ka-filluar-kolapsi-i-klimes,-valet-e-te-nxehtit-po-kercenojne-njerezit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një deklaratë tha se “ka filluar kolapsi i klimës”. Komenti i tij vjen si përgjigje për njoftimet për temperaturat e larta rekord globale të regjistruara gjatë verës në hemisferën veriore.

“Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh kundër pasojave të përdorimit të lëndëve djegëse fosile,” shtoi ai. “Klima jonë po shkatërrohet më shpejt se sa mund të përballonim, me ngjarje ekstreme të motit që po prekin të gjitha cepat e planetit.”

Valët e të nxehtit, që po bëhen më intensive dhe më të shpeshta nga ndryshimet klimatike, po krijojnë një “sup djallëzore” të ndotësve që kërcënojnë njerëzit dhe të gjitha gjallesat, paralajmëroi sot OKB.

Related posts

Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste me Kurtin

Muhamet Ramadani

Raportuesja e OKB-së, Albanese: Ndalimi i flotiljes nga Izraeli në ujërat evropiane, “aparteid pa kufij”

admin

Në përfundim të aktiviteteve antiterroriste në Karabak, Aliyev garanton lehtësim për banorët me origjinë armene – VIDEO

Muhamet Ramadani