RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Ukrainës, Zelenskyy takohet në Kiev me ministrin e Jashtëm japonez

presidenti-i-ukraines,-zelenskyy-takohet-ne-kiev-me-ministrin-e-jashtem-japonez

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy u takua me ministrin e Jashtëm të Japonisë, Yoshimasa Hayashi, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Zelenskyy theksoi se në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev u takua me ministrin e Jashtëm japonez, Hayashi.

Zelenskyy bëri të ditur se në takim ranë dakord për fillimin e negociatave për një marrëveshje dypalëshe lidhur me garancitë e sigurisë në zhvillimin e deklaratës së G7-tës për Ukrainën. “I jam mirënjohës Japonisë e cila vazhdon të jetë partneri ynë kyç në Azi dhe e cila mbështet Ukrainën”, tha Zelenskyy.

Ambasada e Japonisë në Kiev njoftoi se Hayashi mbërriti sot në Kiev.

Vizita e Hayashi-t, tërheq vëmendjen se ajo është vizita e parë që ai zhvillon që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë.

Related posts

“9 shtetas të huaj të vrarë nga persona të armatosur të paidentifikuar në Iranin juglindor”

admin

Hysni Mehani thotë se është sulmuar fizikisht nga Sami Lushtaku

RTI

Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë

Muhamet Ramadani