RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Japonia dhe Koreja e Jugut njoftuan se Koreja e Veriut lëshoi raketa balistike

japonia-dhe-koreja-e-jugut-njoftuan-se-koreja-e-veriut-leshoi-raketa-balistike

Koreja e Jugut dhe Japonia njoftuan se Koreja e Veriut kreu dy teste të raketave balistike në drejtim të Detit të Japonisë (Detit Lindor), transmeton Anadolu.

Zyra e Shefit të Shtabit të Koresë së Jugut njoftoi se testet u kryen në drejtim të Detit të Japonisë në orën 07:47 dhe 08:00 me kohën lokale nga rajoni Hwanghae Veriore.

Sipas ministrisë japoneze të Mbrojtjes, raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi përshkuan 370 kilometra në ajër dhe ranë jashtë zonës ekskluzive kombëtare japoneze.

Mësohet se në rajon nuk ka pasur dëmtime në elementë ajror dhe detar.

Vlen të përmendet se testet janë kryer gjatë stërvitjes ushtarake të ushtrive të Koresë së Jugut dhe të SHBA-së, e cila do të zgjasë deri më 3 prill.

Related posts

Mickoski: Garancitë që kërkojmë nga BE-ja kanë për qëllim shmangien e çdo kushtëzimi të ri nga Bullgaria

RTI

Uashingtoni miraton shitjen e sistemit të mbrojtjes izraelite në Gjermani

admin

Guvernatori i Kalifornisë akuzon Trumpin se ka urdhëruar hetimin e tij dhe të bashkëshortes së tij

RTI