RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pjesë të Georgias përmbyten nga uragani “Idalia”

pjese-te-georgias-permbyten-nga-uragani-“idalia”

Uragani “Idalia” ka mbetur stuhi e rrezikshme e kategorisë së dytë teksa në ditët e fundit ka goditur Georgian. Më shumë se 242 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike pasi erërat kanë shkulur pemët që kanë shkëputur linjat e furnizimit.

Stuhia Idalia në fillim të javës ka goditur pjesën perëndimore të Floridas që ishte rrezikuar fort nga ky uragan. Valët në bregun e detit kanë arritur deri në 2 metra lartësi.

Autoritetet kanë njoftuar se si stuhi e kategorisë së dytë erërat kanë arritur në 165 kilometra në orë.

Meteorologët kanë njoftuar se si stuhi tropikale gjatë së dielës do të godasë shtetet e Karolinës. Disa modele kanë parashikuar se uragani “Idalia” mund të kthehet përsëri, por Qendra Kombëtare e Uraganeve ka parashikuar se uragani do të shkojë drejt Oqeanit Atlantik. /koha

Related posts

Rama: Besojmë se në fund të vitit 2028 nuk do të blejmë më energji nga jashtë

admin

BE-ja bie dakord për ta shpallur Gardën Revolucionare të Iranit si “organizatë terroriste”

RTI

Kurti: Zbarkimi i 200 trupave britanike po i kontribuon situatës së sigurisë

Muhamet Ramadani