RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK e gatshme të ndihmojë Marok​un

fsk-e-gatshme-te-ndihmoje-marok​un

Forca e Sigurisë së Kosovës është shprehur e gatshme të ndihmojë shtetin e Marokut pas tërmetit që la të vdekur shumë persona.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Maqedonci, ka shprehur keqardhje për situatën e shkaktuar në Marok, si pasojë e tërmetit të fuqishëm, me magnitudë prej 6.8 shkallë të Rihterit, i cili shkaktoi pasoja katastrofale.

“Në këto çaste të vështira për mbretin e Marokut, Mohammed VI dhe popullin marokien lutjet tona janë me ta. Ministrit Loudiyi i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitetet tona të specializuara për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura. Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!”, ka theksuar me këtë rast ministri Maqedonci.

Nga tërmeti shkatërruar, më i rëndi në 60 vitet e fundit, që të premten mbrëmë goditi Markon, kanë humbur jetën mbi 2 mijë persona dhe 1.400 tjerë janë në gjendje kritike.

Related posts

Gjendet edhe një veturë me armatim në veri

admin

Turqia shpëton 38 emigrantë të parregullt në Detin Egje

rezart morina

Elon Musk ndryshon logon e Twitterit

rezart morina