RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grekët protestojnë kundër kartave të reja të identitetit: Jo skllavërisë elektronike

greket-protestojne-kunder-kartave-te-reja-te-identitetit:-jo-skllaverise-elektronike

Një tjetër tubim kundër kartave të reja të identitetit është zhvilluar pasditen e së dielës në sheshin qendror të Athinës.

Protestuesit brohorisnin parulla kundër kartave të identifikimit dhe mbanin pankarta me mesazhe të ngjashme si “jo skllavërisë elektronike”, por edhe imazhe me përmbajtje fetare.

Letërnjoftimet e reja kanë shkaktuar reagime nga një pjesë e qytetarëve, pasi janë të shqetësuar se ata përmbajnë një “çip” që kontrollon të dhënat e tyre personale dhe se do të gjurmohen përmes tyre.

Qeveria thotë se kartat e reja zëvendësojnë modelin e vjetër për të respektuar rregulloren evropiane. /abcnews

Related posts

Australia rrit kuotën e imigracionit të përhershëm

admin

VIDEO/ Dimri polar godet keq Lindjen e Largët të Azisë dhe Rusisë, 2 metra borë dhe gjithçka e paralizuar! Mot i pa parë prej 60 vitesh, çfarë thonë shkencëtarët! Shikoni pamjet

admin

Forcat izraelite nisin sulme në të gjithë Gazën, shtyjnë tanke në qendër të Khan Younis-it.

admin