RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja do të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas për F-16 në tetor

shba-ja-do-te-filloje-trajnimin-e-piloteve-ukrainas-per-f-16-ne-tetor

Pentagoni tha se trajnimi për avionët luftarakë F-16 pritet të fillojë për pilotët ukrainas në tetor në shtetin amerikan të Arizonës, transmeton Anadolu.

Stërvitja do të fillojë pas trajnimit në gjuhën angleze në shtator, u tha gazetarëve zëdhënësi Pat Ryder.

Trajnimi do të zhvillohet në bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Morris në Tucson.

“Shtetet e Bashkuara së shpejti do të fillojnë trajnimin e ukrainasve për të fluturuar dhe mirëmbajtur avionët luftarakë F-16 në mbështetje të përpjekjeve ndërkombëtare për të zhvilluar dhe forcuar mbrojtjen afatgjatë të Ukrainës”, shtoi ai.

Related posts

Çfarë ndodhi, plazhi në Palestinë mbushet plot me raja

Muhamet Ramadani

Paralajmërime për stuhi në pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, priten përmbytje

RTI

Japonia nis ekipet e shpëtimit për në Turqi

admin