RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Podujevë

kerkohet-paraburgim-per-te-dyshuarin-e-vrasjes-ne-podujeve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë kërkesë që të dyshuarit për vrasjen që ndodhi ditën e hënë në Podujevë, t’i caktohet masa e paraburgimit.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

Nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar për Telegrafin se e kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe kanë bërë të ditur se seanca lidhur me këtë rast do të mbahet të mërkurën.

“E kemi pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit. Seanca do të mbahet nesër”, ka thënë zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë ditës ka konfirmuar se është bastisur shtëpia e të dyshuarit me inicialet A.S, ku edhe janë sekuestruar disa armë e municion.

“Po ashtu lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati”, thuhej në njoftim.

A.S dyshohet se të hënën në mesditë në Podujevë ka shtënë me armë zjarri drejt një çifti, ku si pasojë ka mbetur i vrarë një 30-vjeçar ndërsa është plagosur bashkëshortja e tij.

Në momentin e të shtënave ndaj çiftit prezent kishte qenë edhe një fëmijë, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Related posts

Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike

Muhamet Ramadani

Konflikti në Sudan zhvendos mbi 1.3 milionë njerëz

Muhamet Ramadani

Rreth 2.500 foka gjenden të ngordhura në brigjet e Detit Kaspik

admin