RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite dënon Suedinë për lejimin e politikanit të ekstremit të djathtë të djegë Kuranin

arabia-saudite-denon-suedine-per-lejimin-e-politikanit-te-ekstremit-te-djathte-te-djege-kuranin

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite të shtunën dënoi ashpër autoritetet suedeze për lejimin e politikanit të ekstremit të djathtë të djegë një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm.

“Ministria e Jashtme pohon qëndrimin e vendosur të Mbretërisë duke bërë thirrje për rëndësinë e përhapjes së vlerave të dialogut, tolerancës dhe bashkëjetesës, dhe refuzimit të urrejtjes dhe ekstremizmit”, tha ministria në një deklaratë të postuar në llogarinë e saj në Twitter.

Djegia e Kuranit u krye nga Rasmus Paludan, lideri i partisë politike daneze të ekstremit të djathtë. Paludan, danezi i cili gjithashtu ka nënshtetësi suedeze, ka mbajtur një sërë demonstratash në të kaluarën ku ka djegur Kuranin.

Në lejen që ai mori nga policia, thuhet se protesta e tij u mbajt kundër Islamit dhe asaj që e quajti përpjekjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të ndikuar në lirinë e shprehjes në Suedi. /mesazhi

Related posts

Mbetet i pandryshuar çmimi i benzinës dhe gazit, zbritet nafta për 1 cent

admin

Presidenti palestinez Mahmud Abbas do të vizitojë Kinën javën e ardhshme

admin

Presidenti i Turqisë, Erdogan: Marrëveshja e mbrojtjes së Mekës dërgon “mesazh të rëndësishëm” në botë

Muhamet Ramadani