RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Kufiri SHBA-Meksikë, rruga më vdekjeprurëse në botë për emigrantët

okb:-kufiri-shba-meksike,-rruga-me-vdekjeprurese-ne-bote-per-emigrantet

Organizata Ndërkombëtare për emigrantët (IOM) ka thënë se kufiri mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës përbën rrugën tokësore më vdekjeprurëse në botë për emigrantët.

Kjo agjenci me bazë në Gjenevë ka thënë të martën se 686 emigrantë janë regjistruar të vdekur apo të zhdukur.

Kjo shifër është rreth 8 për qind më e vogël sesa ajo e vitit të kaluar, ndonëse IOM-i ka thënë se mund të ketë pasur edhe shumë vdekje të paregjistruara.

Agjencia është duke i mbledhur të dhënat për emigrantë të vdekur apo të zhdukur prej vitit 2014.

Në total, të paktën 1.457 migrantë kanë vdekur në kontinentin amerikan vitin e kaluar, ka thënë IOM.

Prej vitit 2014, agjencia i ka regjistruar 58.447 persona të vdekur dhe të zhdukur, mirëpo shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Detin Mesdhe – 28.074 prej mbledhjes së të dhënave.

Vitin e kaluar, 2.411 persona të vdekur dhe të zhdukur janë regjistruar në brigjet e Mesdheut.

Vetëm këtë vit janë regjistruar 2.325 raste të vdekjeve nëpër udhëtimet nga Afrika e Veriut dhe Turqia drejt Greqisë, Maltës, Italisë, Qipros dhe Spanjës. /rel

Related posts

BE premton mbi 2 miliardë dollarë në konferencën e donatorëve të Sirisë

Muhamet Ramadani

Stambolli do të organizojë Samitin Ndërkombëtar për Ndihmën Humanitare në Gaza

Muhamet Ramadani

Lufta Izrael-Palestinë: Të gjitha zhvillimet e fundit

Muhamet Ramadani