RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Xhaferi: Maqedonia e Veriut është e predispozuar të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

xhaferi:-maqedonia-e-veriut-eshte-e-predispozuar-te-jete-pjese-e-bashkimit-evropian

Si rajon jemi të predispozuar të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian, sapo t’i përmbushim kushtet e duhura për anëtarësim. Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nga Konferenca “Avancimi i Procesit të Berlinit përmes diplomacisë parlamentare”. Xhaferi u shpreh se nga përvoja e zgjerimeve paraprake, doemos tha se duhet të pranojnë t’i menaxhojnë dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të gjitha çështjet që trajtohen si të hapura dhe paraqesin pengesë në këtë rrugë.

“Jemi të vetëdijshëm se në mënyrë gjeografike, strategjike dhe me vullnetin e shumicës së qytetarëve, si rajon jemi të predispozuar të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian, sapo t’i përmbushim kushtet e duhura për anëtarësim. Po ashtu, jemi të vetëdijshëm se në atë rrugë, të gjithë ne individualisht dhe në mënyrë kolektive jemi të drejtuar para shumë sfidave të natyrës së ndryshme”.

Kreparlamentari Xhaferi theksoi se Gjermania ka shfaqur një rol qartë proaktiv për ndihmë dhe mbështetje të rajonit.

“Jam thellë i bindur se sukseset e deritanishme të këtij procesi komplementar do të vazhdojnë të paraqesin replikë përkatëse të Planit të Mareshalit me të cilin përfundimisht do të mund të de-ballkanizojmë Ballkanin dhe të bëhemi pjesë e familjes më të gjerë evropiane, duke e realizuar në këtë mënyrë vizionin tonë shumë-dekadësh për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian”.

Ai po ashtu e shfrytëzoi këtë rast për të falënderuar Republikën Federale Gjermane dhe interesin e saj për avancimin e perspektivës evropiane të rajonit përmes promovimit të kësaj nisme. /shenja

Related posts

Krimi i tmerrshëm në Ankara! Manjati britanik i naftës vret gruan e tij prezantuese dhe më pas bën vetëvrasje

admin

Konjufca: Sot, dita më e rëndësishme e shtetit

rezart morina

Patriarku maronit libanez: Jemi dëshmitarë të një lufte brutale gjenocidale në Rripin e Gazës

admin6