RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi – Ujërat e përmbytjeve tërhiqen, më shumë viktima pritet të raportohen

greqi-–-ujerat-e-permbytjeve-terhiqen,-me-shume-viktima-pritet-te-raportohen

Ujërat e përmbytjeve në Greqinë qendrore që shpërngulën mijëra banorë, vazhdojnë të tërhiqen, ndërsa autoritetet janë të shqetësuara se ndërsa niveli i ujit ulet, do të gjenden më shumë trupa, raportoi media greke.

“Niveli i lumit Pinios aktualisht, qëndron në rreth 8 metra, nën kulmin e tij prej 10 metrash”, raportoi gazeta “Kathimerini”.

“Ekziston frika se do të gjenden më shumë viktima ndërsa ujërat vazhdojnë të tërhiqen”, thuhet në raport.

Shkalla e shkatërrimit po del dalëngadalë në dritë.

“Dëmi ka të ngjarë të arrijë në miliarda euro”, vlerësojnë ekspertët.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Strasburg, ku diskutuan ndihmën e BE-së për katastrofën.

Autostrada më e rëndësishme e Greqisë midis metropoleve të Athinës dhe Selanikut mbeti e mbyllur në qytetin e Larisës për shkak të përmbytjeve. /atsh

Related posts

Vërshimet në Podujevë, rreth 60 shtëpi të Pakashticës mbesin të bllokuara

admin

Mbreti saudit dhe princi i kurorës drejtojnë ndihmat për të prekurit e përmbytjeve në Libi

rezart morina

Kurti kujton thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri: Beteja e Koshares i garantoi UÇK-së një nga meritat më të veçanta të luftës

admin