RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Tërheqja e trupave ruse është baza për paqen në Ukrainë

scholz:-terheqja-e-trupave-ruse-eshte-baza-per-paqen-ne-ukraine

Ndërsa lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë zvarritet, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ai ”nuk beson se një zgjidhje paqësore është ende në horizont”.

Scholz deklaroi se ”ndërsa ndonjëherë ishte e mundur të silleshin lojtarët kryesorë në tryezë për diskutime, Gjermania nuk duhet t’i kthejë shpinën brutalitetit të përditshëm të luftës”.

“Kjo kërkon përpjekje dhe kohë. Kohë që nuk e kemi realisht, sepse ndërkohë Rusia vazhdon të bombardojë, torturojë dhe vrasë në Ukrainë”, shtoi ai.

Si bazë për çdo paqe udhëheqja ruse duhet të kuptojë se bëhet fjalë për tërheqjen e trupave. Atëherë do të ketë mundësi bisedimesh dhe qeveria ukrainase do të marrë pjesë, jam i sigurt”, theksoi Scholz. /atsh

Related posts

Theret me thikë një i ri në Fushë-Kosovë

Muhamet Ramadani

Kolonët izraelitë vendosin flamuj në Rripin e pushtuar të Bregut Perëndimor

RTI

Mbytja e jahtit luksoz në Siçili, mes personave të zhdukur edhe biznesmeni i njohur, drejtuesi i bankës “Morgan Stanley International”

admin