Të paktën 5,300 njerëz njerëz kanë vdekur dhe 10 mijë të tjerë raportohen të zhdukur pasi shirat e dendur në Libinë verilindore shembën dy diga, duke shtuar më shumë ujë në zonat e përmbytura.
Vetëm në qytetin Derna, më të goditurin nga fatkeqësia, raportohet për rreth 6 mijë njerëz të zhdukur.
Një mesazh ngushëllimi ka ardhur edhe nga presidenti Bajram Begaj. “Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Libisë gjatë kësaj kohe të vështirë. I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit për shkak të ndikimit shkatërrues të stuhisë Daniel në Libinë lindore.”, shkroi ai.
Our thoughts and prayers are with the people of Libya during this difficult time.
I extend my heartfelt condolences to the families who have lost loved ones due to the devastating impact of Storm Daniel in eastern Libya.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 13, 2023