RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Diskriminimi shqiptar në Luginë, Kurti: Aplikuan 9 shqiptarë e 1 serb, u pranua ky i fundit

diskriminimi-shqiptar-ne-lugine,-kurti:-aplikuan-9-shqiptare-e-1-serb,-u-pranua-ky-i-fundit

Kryeministri Albin Kurti është ankuar për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në një postim në X, ish-platforma Twitter, ai ka treguar se si dy qytete me shumicë shqiptare, Presxheva dhe Bujanoci, nuk kanë spital.

Sipas tij, banorët e atjeshëm detyrohen të shkojnë në Vranjë, “ku nga 700 punonjës nuk ka asnjë shqiptar”.

Madje ai ka treguar edhe për diskriminimin anti-shqiptar që ndodh në Serbi për sa i përket punësimit.

“Për një konkurs të hapur së fundi për mjek, aplikuan 10 — 9 shqiptarë dhe 1 serb. Ky i fundit u punësua. Ky është vetëm një shembull i diskriminimit antishqiptar, i cili përfshin gjithashtu privimin e fëmijëve nga librat shkollorë, censurimin e shprehjes artistike dhe spastrimin etnik me mjete administrative”, deklaroi Kurti.

Kryeministri përmendi edhe fshirjen e banorëve shqiptarë nga listat e votuesve në Serbi, “dhe për këtë arsye nuk mund të votojnë, të punojnë, të blejnë prona apo t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë”.

Por, ai tha se për këtë shkak, Kosova nuk mund të diskriminojë.

“Komuniteti shqiptar në Serbi ka nevojë për të njëjtën vëmendje si komuniteti serb në Kosovë. Kjo është vetë premisa e të drejtave të pakicave – se përkatësia etnike nuk mund dhe nuk duhet të përcaktojë vlerën tuaj ose mungesën e saj në një vend”, potencoi kryeministri Albin Kurti.

Related posts

Harris: Tani është koha për një marrëveshje ar’mëpushimi në Ga’za

admin

Diplomati austriak thirrje Natos për ndërhyrje ushtarake në Kosovë, kërkon dorëheqjen e Borellit

admin

Avokati i familjes Osmani kërkon burgim të përjetshëm ndaj Krivaqës e Sejdiut

rezart morina