RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OKB-së mesazh solidariteti për Libinë pas fatkeqësisë së përmbytjeve

shefi-i-okb-se-mesazh-solidariteti-per-libine-pas-fatkeqesise-se-permbytjeve

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka shprehur solidaritet me popullin e Libisë pas fatkeqësisë së përmbytjeve, transmeton Anadolu.

Guterres publikoi një mesazh nga llogaria e tij në median sociale lidhur me fatkeqësinë e përmbytjeve në Libi.

OKB-ja vazhdon të punojë me partnerët e saj për të dërguar ndihma humanitare urgjente në rajonet e prekura nga përmbytja, tha Guterres.

“Jemi në solidaritet me popullin e Libisë”, shtoi ai.

Po ashtu, Guterres u shprehu ngushëllime familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre nga përmbytjet.

Stuhia “Daniel”, e cila është efektive në Mesdheun Qendror dhe që goditi Libinë më 10 shtator, ka shkaktuar fatkeqësi të përmbytjeve në qytetet Benghazi, Al-Bayda, Al-Marj, Susa dhe Derna.

Qeveria e Unitetit Kombëtar në Libi njoftoi se nga përmbytjet kanë humbur jetën 6.000 persona dhe se mijëra të tjerë janë të zhdukur.

Related posts

‘’Ishim në të njëjtën makinë’’, Milaim Zeka flet për aksidentin e Meriton Mjekiqit, tregon gjendjen shëndetësore të reperit: Ju që jeni të shqetësuar… (VIDEO)

admin

Kolonët izraelitë djegin 4 shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Terroristja që pranoi sulmin në Stamboll i tregon policisë se si iu bashkua grupit terrorist PKK/PYD

admin