RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Do të zhvillojmë marrëdhëniet me Korenë e Veriut në çdo fushë të mundshme

kremlini:-do-te-zhvillojme-marredheniet-me-korene-e-veriut-ne-cdo-fushe-te-mundshme

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se bashkëpunimi ushtarak dhe teknik ka hyrë në kategorinë e fushave shumë të ndjeshme të ndërveprimit, transmeton Anadolu.

Lidhur me takimin që presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, Peskov tha se vizita e Kim ishte në kohë dhe konstruktive. Ai tha se do të vazhdojnë të zhvillojnë marrëdhëniet me Korenë e Veriut.

Peskov informoi se bashkëpunimi mes Rusisë dhe Koresë së Veriut do të zhvillohet në çdo fushë. “Bashkëpunimi ushtarak dhe teknik po hyn në kategorinë e fushave shumë të ndjeshme të ndërveprimit. Koreja e Veriut është fqinji ynë dhe ne synojmë të zhvillojmë marrëdhëniet në çdo fushë të mundshme dhe do ta bëjmë këtë”, theksoi Peskov.

Ai potencoi se në takimin e dy liderëve u arrit dakordimi për vazhdimin e kontakteve në nivele të ndryshme dhe se ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov në tetor do të zhvillojë vizitë në Phenian.

Peskov shtoi se Putin ka pranuar ftesën e Kim për vizitë në Korenë e Veriut dhe se detajet e tjera lidhur me vizitën do të caktohen me rrugë diplomatike.

Gjatë takimit në bazën hapësinore “Vostochny”, Puti i dhuroi Kim dorezën e veshjes hapësinore të prodhuar nga Rusia që është përdorur në hapësirë, njoftoi Peskov duke shtuar se nuk mund të japë informacion se sa do të zgjasë vizita e liderit koreano-verior në Rusi dhe se ky informacion është në iniciativën e palës së Koresë së Veriut.

Related posts

Sulm me zjarrvënie ndaj një xhamie në Filadelfia, komuniteti kërkon ndihmë për rindërtim

Hevzi

“Po ju vëzhgojmë të gjithëve…”

Muhamet Ramadani

Situata në veri – ekspertët bëjnë thirrje për anëtarësimin në NATO, Ballkani vatër “zjarri”

admin