Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 73,391, ndërsa 174,280 të tjerë janë plagosur, sipas burimeve mjekësore.
Autoritetet shëndetësore thanë se spitalet në Gaza kanë pranuar gjatë 24 orëve të fundit trupat e dy palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite, si dhe 14 të plagosur.
Sipas të dhënave, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor 2025, në Gaza janë vrarë 1,262 palestinezë, janë plagosur 4,168, ndërsa janë nxjerrë nga rrënojat 808 trupa.
Burimet mjekësore thanë se një numër viktimash vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe të kërkim-shpëtimit nuk kanë mundësi të arrijnë tek ato. /mesazhi

