RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Do të zhvillojmë marrëdhëniet me Korenë e Veriut në çdo fushë të mundshme

kremlini:-do-te-zhvillojme-marredheniet-me-korene-e-veriut-ne-cdo-fushe-te-mundshme

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se bashkëpunimi ushtarak dhe teknik ka hyrë në kategorinë e fushave shumë të ndjeshme të ndërveprimit, transmeton Anadolu.

Lidhur me takimin që presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, Peskov tha se vizita e Kim ishte në kohë dhe konstruktive. Ai tha se do të vazhdojnë të zhvillojnë marrëdhëniet me Korenë e Veriut.

Peskov informoi se bashkëpunimi mes Rusisë dhe Koresë së Veriut do të zhvillohet në çdo fushë. “Bashkëpunimi ushtarak dhe teknik po hyn në kategorinë e fushave shumë të ndjeshme të ndërveprimit. Koreja e Veriut është fqinji ynë dhe ne synojmë të zhvillojmë marrëdhëniet në çdo fushë të mundshme dhe do ta bëjmë këtë”, theksoi Peskov.

Ai potencoi se në takimin e dy liderëve u arrit dakordimi për vazhdimin e kontakteve në nivele të ndryshme dhe se ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov në tetor do të zhvillojë vizitë në Phenian.

Peskov shtoi se Putin ka pranuar ftesën e Kim për vizitë në Korenë e Veriut dhe se detajet e tjera lidhur me vizitën do të caktohen me rrugë diplomatike.

Gjatë takimit në bazën hapësinore “Vostochny”, Puti i dhuroi Kim dorezën e veshjes hapësinore të prodhuar nga Rusia që është përdorur në hapësirë, njoftoi Peskov duke shtuar se nuk mund të japë informacion se sa do të zgjasë vizita e liderit koreano-verior në Rusi dhe se ky informacion është në iniciativën e palës së Koresë së Veriut.

Related posts

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, nis dëshmia e ish-ushtarit, pritet të flasë për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm

admin

Delegacioni iranian i udhëhequr nga kryetari i parlamentit mbërrin në Islamabad për bisedime me SHBA-në

Muhamet Ramadani

Plagosen dy policë në Skenderaj, dyshohet se në rast u përfshi Nuredin Lushtaku me djem dhe vëllezër

admin