RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takohet me Kamberin, bisedojnë për rrjedhat aktuale politike

kurti-takohet-me-kamberin,-bisedojne-per-rrjedhat-aktuale-politike

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, teksa biseduan lidhur me rrjedhat aktuale politike.

Përmes një komunikate, bëhet e ditur që Kurti ka folur për takimin e kësaj jave të nivelit të lartë në të dialogut në Bruksel, ndërsa Kamberi ka njoftuar atë për zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës, raporton teve1.info.

“Ndërkaq, deputeti Kamberi e njoftoi kryeministrin me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevë. Ai theksoi se bashkë me deputetët boshnjak të SDA ka inicuar pesë projektligjeve ndër të cilat ai për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave; për selitë dhe territorin e gjykatave; për ndryshimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare; për ndryshimin e Rregullorës së parlamentit ashtu që listat e pakicave të kenë mundësinë e krijimit të grupit parlamentar me tre deputet e jo me pesë siç kërkohet për partitë qëndrore, si dhe projektrezolutën për Srebrenicën. Kamberi theksoi se fatkeqësisht këto iniciativa po pengohen nga kreu i parlamentit të Serbisë duke mos u futur në rend të ditës as edhe për t’u diskutuar”, thuhet në komunikatë.

Njëherit, Kurti ka përgëzuar Kamberin për angazhimin dhe vendosmërinë, duke i foruar mbështetje të plotë për afirmimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Related posts

Japonia fillon shkarkimin e ujërave radioaktive nga Fukushima

admin

“Asnjë garanci nga Kurti për Asociacionin”, Escobar paralajmëron se Kosova mund ta humbë një shans historik

admin

Tensionet rriten pas bastisjeve izraelite në Bregun Perëndimor

RTI