RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stoltenberg: Ukraina do t’i bashkohet dikur NATO-s

stoltenberg:-ukraina-do-t’i-bashkohet-dikur-nato-s

Sekretari i Përgjithëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk parashikon një përfundim të shpejtë të luftës në Ukrainë.

Stoltenberg në një intervistë për “Funke” ka thënë se “shumica e luftërave zgjasin më tepër sesa që pritet fillimisht”.

“Ne të gjithë urojmë që të ketë paqe sa më shpejtë. Por, në të njëjtën kohë, duhet ta pranojmë: nëse presidenti Zelensky dhe ukrainasit ndalojnë së luftuari, atëherë shteti i tyre më nuk do të ekzistojë. Nëse presidenti Putin dhe Rusia ulin armët, atëherë do të kemi paqe”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka shtuar se është i bindur që një ditë Ukraina do t’i bashkohet NATO-s.

“Nuk ka dyshim se Ukraina do të jetë dikur në NATO”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg në anën tjetër i ka bërë thirrje Gjermanisë që ta rrisë buxhetin për mbrojtje. /koha

Related posts

I riu në Suharekë dyshohet se vrau veten duke manovruar me armën e prindit polic

Muhamet Ramadani

1030 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin

Në sulmet izraelite në veri të Gazës mëngjesin e sotëm u vranë 80 palestinezë

Muhamet Ramadani