RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Masa të rrepta sigurie në New York përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së – VIDEO

masa-te-rrepta-sigurie-ne-new-york-perpara-asamblese-se-pergjithshme-te-okb-se-–-video

Më shumë se 150 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe qindra ministra, diplomatë, përfaqësues të OJQ-ve dhe gazetarë, po mblidhen në New York për sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, cila fillon të hënën, raporton Anadolu.

Përpara një prej ngjarjeve të profilit më të lartë në botë, Departamenti i Policisë së New Yorkut (NYPD) ka forcuar sigurinë, ndërsa disa rrugë në Manhattan janë mbyllur me barrikada për arsye sigurie.

Komisari i NYPD-së Edward Caban tha të enjten se burime do të vendosen në gjithë qytetin për të garantuar sigurinë e ngjarjes.

“Çdo aspekt i departamentit tonë do të përfshihet”, tha Caban, duke shtuar se “ne do të punojmë ngushtë me Shërbimin Sekret, Departamentin e Shtetit, FBI-në dhe Policinë e OKB-së”.

NYPD-ja ka inkurajuar gjithashtu banorët e New Yorkut që të preferojnë transportin publik në vend automjeteve, në mënyrë që të reduktojnë bllokimet e trafikut gjatë takimit.

Departamenti i Transportit i Qytetit të New Yorkut ka lëshuar një listë të ditëve të bllokimit deri në fund të vitit 2023. Bllokimet dhe pikat e kontrollit do të fillojnë të hënën në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të zgjasin deri në fund të Asamblesë së Përgjithshme më 26 shtator.

Disa protesta për një sërë temash, si ndryshimi i klimës, pritet të zhvillohen pranë zonës rreth selisë së OKB-së në Manhattan.

Asambleja kryesore e Përgjithshme fillon të hënën dhe liderët do t’i drejtohen asamblesë duke filluar nga e marta.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të hapë seancën në orën 9:00 të mëngjesit, ndjekur nga presidenti i sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis nga Trinidadi dhe Tobago.

Si traditë, Brazili do të jetë vendi që do të mbajë fjalimin e parë në Asamblenë e Përgjithshme, i ndjekur nga SHBA-ja.

Këtë vit, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan është i shtati në listën e atyre që janë planifikuar të flasin në Asamblenë e Përgjithshme.

Related posts

Helmoi 30 pacientë dhe shkaktoi vdekjen e 12 prej tyre, anestezisti dënohet me burgim të përjetshëm në Francë

RTI

Franca mobilizon 45 000 policë pas trazirave të frikshme

admin

SHBA, vdekjet nga armët në nivelin më të lartë në 32 vitet e fundit

admin